Në Spanjë është arrestuar një nga oficerët kryesorë të policisë, pasi i janë gjetur 20 milionë euro të fshehura në muret e shtëpisë së tij, si pjesë e një hetimi për zbulimin më të madh të kokainës në vend.
Oscar Sanchez Gil ishte deri vonë kreu i divizionit kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave të forcave policore kombëtare të Spanjës në Madrid.
Oficerët e arrestuan atë javën e kaluar së bashku me 15 persona të tjerë, duke përfshirë partneren e tij, e cila është gjithashtu një oficere policie në rajonin e Madridit, raporton The Guardian.