Ka sugjerime se italiani Federico Chiesa mund të kthehet në Serie A, potencialisht për Milanin ose Romën, në formë huazimi në janar për të rifituar formën e tij pas problemeve me Liverpool.
27-vjeçari bëri transferimin në Anfield Road për 12 milionë euro plus bonuse në ditën e fundit, pasi kontrata e tij po mbaronte me Juventusin, transmeton GazetaBlic Sport.
Ndër arsyet pse klubi nuk donte të paguante për një marrëveshje të re ishte rekordi i tij i tmerrshëm i dëmtimeve dhe kjo ka rezultuar një shqetësim i drejtë, sepse ai mezi është paraqitur në fanellën e Reds.
Ai bëri vetëm tre paraqitje për Liverpool-in, gjithsej 78 minuta futboll, por megjithatë dha një asist.
/GazetaBlic Sport/