Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, të martën pasdite mbajti seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë.
Selektori Sylvinho e kishte grupin e plotë, me përjashtim të Jon Mersinajt e Adrian Bajramit, të cilët do të bashkohen në mbrëmje dhe prej të mërkurës do të stërvitin me pjesën tjetër të ekipit.
Reklamë
ADVERTISEMENT
“Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se me grupin në stërvitje nuk ishin vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami. Të dy lojtarët do të bashkohen në mbrëmje me skuadrën në hotelin ku qëndrojnë të grumbulluar”, shkruan në sajtin zyrtar të FSHF-së.
Në seancën stërvitore të mbajtur të martën, u bashkuan me grupin edhe Elhan Kastrati, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci.
I pranishëm ishte edhe Mirlind Daku, por sulmuesi i Rubin Kazanit u stërvit vetëm në palestër për shkak të lodhjes gjatë udhëtimit për në Tiranë.
Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas lojtarët dolën në fushë për përgatitje atletike dhe ushtrime taktike.
Ndeshja e parë e nëntorit Shqipëri – Çeki, do të luhet të shtunën më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.