Lajme

Tmerr në ajër: 11 persona lëndohen në avionin e Lufthansa-s, u ul në Frankfurt

11/12/2024 16:20
nga:Y I

329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të bordin të një avioni të kompanisë Lufthansa janë përballur me momente tmerri teksa ishin rreth 10 mijë metra lartësi.

Avioni i nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Frankfurtin u përball me turbulenca të mëdha gjatë kalimit mbi Oqeanin Atlantik dhe për pasojë 11 persona mbetën të lënduar, 5 pasagjerë dhe 6 anëtarë të bordit.

Kompania gjermane ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e pasagjerëve dhe ekuipazhit që u lënduan nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë gjatë turbulencës.

Pasi avioni arriti në Frankfurt më 10:53, pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u dërguan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

/A2CNN/