Kombëtarja e Paraguait dhe Argjentinës do të luajnë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës pas dy ditësh. Argjentina është e para në renditje, ndërsa paraguajanët ndodhen në vendin e gjashtë. Para ndeshjes, Federata e Futbollit të Paraguajit mori një vendim të diskutueshëm për të ndaluar veshjen e fanellave të Lionel Messit në stadium.
Të gjithë ata që do të vijnë në stadium me një fanellë me emrin e tij, qoftë me fanellë klubi apo kombëtare, nuk do të lejohen të hyjnë në stadium. Presidenti i federatës paraguajane, Fernando Villasboa, ka shpjeguar një vendim të tillë për radion lokale La Red.
“Askush nuk do të lejohet të veshë fanella argjentinase apo ndonjë fanellë të klubeve të huaja me emra të huaj. Ne do ta ngjyrosim stadiumin me ngjyrat e Paraguait dhe do t’i mbështesim lojtarët tanë ashtu siç e meritojnë. Kjo do të jetë rruga jonë.”
/GazetaBlic Sport