Gazeta Tuttosport raporton se objektivi i Interit dhe Juventusit, Jonathan David, ka kërkuar një pagë prej 6 milionë euro në vit, por klubet e Serisë A duhet të përballen me konkurrencën nga gjigantët e Premierligës si Liverpooli dhe Arsenali.
Sipas raportit të fundit nga gazeta italiane, kanadezi David ka kërkuar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon për të përfunduar një transferim të lirë gjatë verës, tranmseton GazetaBlic Sport.
Gjigantët e Serie A, Juventus dhe Inter janë admirues prej kohësh të sulmuesit të Lille, kontrata e të cilit me skuadrën e Ligue 1 skadon në qershor.
Lille tashmë ka bërë një ofertë kontrate me vlerë 3.5 milionë euro në sezon për të shmangur humbjen e 24-vjeçarit në një transferim të lirë në qershor.
Sipas raportit, oferta e Lille përfshin premtimin për shitjen e sulmuesit në verë për rreth 30 milionë euro, por David dhe agjentët e tij nuk ka gjasa ta pranojnë propozimin.
Tuttosport vëren se konkurrenca për Juventusin dhe Interin do të jetë e ashpër. Skuadrat e Premierligës, Arsenali, Liverpool, Chelsea dhe Aston Villa janë gjithashtu të interesuara për sulmuesin dhe kanë fuqinë financiare për t’i tejkaluar Nerazzurrët dhe Bianconerët.
/GazetaBlic Sport/