Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqionovci ka folur fjalë miradie për FSK-në.
Ai tha se ndjehet krenar për arritjet, profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së.
“Jam krenar për arritjet, profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së, e cila vazhdon të përforcohet si garantuese e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të ndjek trajnimin fushor “Ujku i Çeliktë” të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Babaj të Bokës, Gjakovë. Ishte një demonstrim i shkëlqyer i operacioneve ofenzive dhe defanzive, me armatim të avancuar të ushtrisë sonë.
Jam krenar për arritjet, profesionalizmin dhe përgatitjen e FSK-së, e cila vazhdon të përforcohet si garantuese e sigurisë dhe sovranitetit të vendit tonë. Falënderim për të gjithë ushtarët dhe përkushtimin e tyre të palodhur!