Lajme

DPA: Gjermania në zgjedhje më 23 shkurt pas rënies së koalicionit të Scholz

11/12/2024 11:04
nga:G B

Gjermania do të shkojë në zgjedhje më 23 shkurt pas rënies së koalicionit të qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz, siç ka mësuar agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse-Agentur”.

Gjithashtu edhe Bloomberg ka raportuar se socialdemokratët e kancelarit Scholz dhe ligjvënësit e opozitës arritën një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt, duke cituar zyrtarë qeveritarë që ishin në dijeni me këto bisedime dhe të cilët kërkuan të mos identifikoheshin duke diskutuar për planifikimin konfidencial, sipas Bloomberg, transmeton Gazeta Express.

Më 6 nëntor, koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Europës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.