Sporti

Tragjedi në Ekuador, vdes futbollisti në moshën 22-vjeçare

11/12/2024 09:52
nga:Mergim Rreci

Futbollisti nga Ekuadori, Marco Angulo, vdiq, në moshën 22-vjeçare, viktimë e një aksidenti automobilistik, në të cilin u përfshinë më shumë njerëz. Në total, aksidenti ka shkaktuar tre të vdekur.

Marco Angulo u konsiderua një nga talentet më të mëdhenj të Ekuadorit në kohët e fundit dhe u drejtua nga Renato Paiva në Independiente del Valle. Ai ishte një lojtar kyç në suksesin e Libertadores U20 me Independiente del Valle.

Në vitin 2023, ai u largua nga Ekuadori për t’u bashkuar me skuadrën e Major League Soccer (MLS) në Cincinnati . Në vitin 2024, ai u kthye në Ekuador për të veshur fanellën e LDU Quito, ku luajti 18 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/