Lajme

Për 24 orë policia shqiptoi mbi 1 mijë gjoba trafiku

11/11/2024 08:54
nga:N K

Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1556 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 16 aksidente kanë qenë me lëndime e 25 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 5 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në mbajtje.