Lajme

Vetura me targa të Kosovës aksidentohet në ‘Rrugën e Kombit’, lëndohen gjashtë persona!

11/09/2024 11:48
nga:Y I

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Klan News bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, pranë Urës së Zogut.

Në aksident u përfshin një xhip “Mercedes” dhe një autoveturë tip Opel me targa të Kosovës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes të cilëve 4 gra.

Këto të fundit udhëtonin me autoveturë. Të plagosurit janë transportuar për në spital.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e përplasjes.