Lajme

Kurti e Gërvalla takohen nesër me mërgatën në Frankfurt

11/09/2024 11:43
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin e radhës të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla me mërgatën në Gjermani.

Takimi pritet të mbahet nesër dhe fillon nga ora  13:30.

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë” thuhet në njoftimin e VV-së raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Frankfurt

NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.

Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!

Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë.