Lajme

“Nëntori me diasporën” – Hamza njofton për takime me mërgimtarë në Gjermani, Zvicër e Austri

11/09/2024 10:53
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë nëntorit do të mbajë disa tubime me mërgimtarë.

Sonte do të jetë në Munich të Gjermanisë, më 10 nëntor në Stuttgart, 17 nëntor në Basel të Zvicrës, me 23 nëntor në Hanover të Gjermanisë me 24 nëntor në Këln dhe me 30 nëntor në Vienë, Austri.

Hamza ka thënë se diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor”, ka shkruar Hamza raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.

Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor.

Bashkë mundemi #MaMirë.