Lajme

Baraliu për listën e kandidatëve të LDK-së për Prishtinën- Ekip i jashtëzakonshëm!

11/09/2024 10:25
nga:Y I

Analisti Bleron Baraliu e ka quajtur ekip të jashtëzakonshëm listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë në Prishtinë.

Baraliu ka thënë se një ekip i tillë do të duhej së paku të dyfishonte rezultatin e vitit 2021 për LDK-në.

“Nuk e di që në Kosovë mund të llogarisim në kushte normale, pra ende jetojmë në fazën e fundit të militantizmit — por kjo përbërje më bën kurioz dhe ‘detyron’ të mas reagimin e popullsisë/votuesve sç shpejti” shkruan Baraliu në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Wow, ekip i jashtëzakonshëm, gati pa përjashtim! Vështirë e kam me imagjinu votën time për LDKnë, por kjo LDK e re vërtetë po duket e vështirë të paragjykohet e aq më pak injorohet.

Në kushte normale një ekip i tillë do të duhej së paku të dyfishonte rezultatin e 2021 për LDKnë. Nuk e di që në Kosovë mund të llogarisim në kushte normale, pra ende jetojmë në fazën e fundit të militantizmit — por kjo përbërje më bën kurioz dhe ‘detyron’ të mas reagimin e popullsisë/votuesve sç shpejti.

Nuk kam mendu që Lumir Abdixhiku do t’a gjej rrugën potenciale drejt fitores, por tash më ka vënë në dyshim. BravO!!!