Sporti

Francesco Camarda do të thyejë rekordin e Gigi Donnarumma tek Milan

11/08/2024 16:34
nga:Mergim Rreci

Futbollisti adoleshent Francesco Camarda do të bëhet titullari më i ri ndonjëherë i Milanit dhe do të thyejë rekordin e mëparshëm të Gianluigi Donnarumma për një ditë të vetme.

Paulo Fonseca konfirmoi se Camarda do të startojë për Milanin kundër Cagliarit në Serie A të shtunën, pasi Alvaro Morata është përjashtuar me një dëmtim në kokë, ndërsa Tammy Abraham nuk është ‘plotësisht në formë’, transmeton GazetaBlic Sport.

Camarda tashmë është bërë lojtari më i ri që ka luajtur në një ndeshje të Serisë A në moshën 15 vjeç e 260 ditë më pak se një vit më parë, dhe tani do të vendosë një rekord si lojtari më i ri ndonjëherë që fillon një ndeshje në Serie A për Milanin në epokën moderne.

Camarda do të jetë 16 vjeç e 241 ditë kur të kryesojë linjën e kuqezinjve kundër Cagliarit. Adoleshenti ka një paraqitje në Serie A në sezonin 2024-2025, teksa doli nga stoli në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Napolit në tetor.

/GazetaBlic Sport/