Jose Mourinho është i interesuar të marrë drejtimin e Newcastle nëse Eddie Howe largohet nga St James’ Park. Informacioni është dhënë këtë të premte nga The Guardian .
Gazeta thotë se trajneri portugez ka punë për të bërë në Premier League dhe se e ka identifikuar Newcastle si shansin më të mirë për t’u rikthyer në aksion në Angli, ku tashmë ka drejtuar Chelsean, Manchester United dhe Tottenham, transmeton GazetaBlic Sport.
Pavarësisht se është në Fenerbahce, pas shkarkimit nga Roma , trajneri portugez do të jetë i vëmendshëm ndaj mundësive të tjera të mundshme dhe do të ketë kërkuar nga menaxherët që ta mbajnë të informuar për lëvizjet në klubin anglez.
I njëjti publikim shton se trajneri 61-vjeçar u takua me kryetarin e Newcastle, Yasir al-Rumayyan në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe ka mbajtur kontakte.
/GazetaBlic Sport/