Skuadra e Vushtrrisë ka barazuar 1:1 ndaj Prishtinës së Re në derbin e javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu”.
Fillimisht shënoi skuadra vendase me anë të Edmond Likaj dhe më pas erdhi goli i barazimit me anë të Astrit Berishës.
Me këtë pikë, Prishtina e Re mbetët lidere me 29 pikë, kurse Vushtrria ngritët në pozitën e dytë me 24 pikë.