Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme e mori vendim për listën e Qendrave të Votimit të cilat do të hapen më 9 shkurt 2025 për procesin e votimit në të gjitha komunat e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës në të cilat do të mbahet procesi i votimit është rreth 940, prej të cilave 38, nga një QV për çdo komunë, do të shërbejnë për votimin me kusht.