Lajme

Haradinaj: Të thellohet partneriteti Itali-Kosovë për anëtarësim në NATO

11/08/2024 13:37
nga:N K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, ku diskutuam për situatën politike në vend.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për Kosovën.

“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it”.

“Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka shkruar Haradinaj.