Lideri i Nismës, Fatmir Limaj ka prezantuar tre kandidatët për deputet nga Ferizaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se kandidatët janë: Besnik Berisha, Agnesë Hajredini dhe Burim Ugzmajli.
Postimi i plotë i Limajt:
Me kënaqësi, sot kam nderin të prezantoj kandidatët tanë nga dega e Ferizajt, të cilët do të sjellin kontribut të çmuar në Ferizaj dhe Kosovë!
Besnik Berisha, ish-zëvendësministër dhe aktualisht kryetar i degës në Ferizaj, përvojat e tij në nivele të larta të administratës shtetërore e bëjnë atë një përson të besueshëm dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive.
Agnese Hajredinin, drejtoreshë e administratës në Komunën e Ferizajt, një profesioniste e përkushtuar dhe me një eksperiencë në menaxhimin e proceseve administrative, e cila gjithmonë ka punuar për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.
Dhe, për të mbyllur këtë ekip të shkëlqyer, kemi Burim Ugzmajlin, një figurë respektuese në fushën e arsimit, ai është një profesionist me një vizion të qartë për zhvillimin e mëtjshme të sektorit arsimor.
Ky është një ekip i përkushtuar dhe i gatshëm për të punuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në progresin e përbashkët të Ferizajt, me këtë ekip të fuqishëm, besojmë se do të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme!