Lajme

Rrahen mes vete katër persona në Istog – arrestohen, policia u gjen edhe armë

11/08/2024 11:07
nga:N K

Katër persona ranë në pranga dje në Istog, pasi dyshohen se janë rrahur mes vete.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar”.

Rasti është cilësuar “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.