Donald Trump është rikthyer në kry të ‘Shtëpisë së Bardhë’ duke u zgjedhur president i 47-të i SHBA-ve.
Ai ka fitur përballë kandidates demokrate, Kamala Harris.
Por si pritet të ndikojë zgjedhja e tij në rajonin e Ballkanit dhe veçanrisht në Kosovë?
Kujtojmë se nga kryeministri Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka patur disa deklarata të forta kritikuese për presidentin Trump dhe ish-emisarin Richard Grenell.
Në lidhje me këtë fakt dhe si pritet të ndikojë rikthimi i tij në çështjen e Kosovës ka folur për “Gazeta Blic” deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.
Batusha tha se miqësia dhe partneriteti i Kosovës me SHBA-të janë të shenjta dhe të përjetshme.
Ai tha se pret që administrata e re Trump nuk do të kete ndryshim qëndrimesh ne lidhje me Kosovën.
“Miqesia, aleanca dhe partneriteti yne me SHBA janë të shenja, të palekundura dhe të perjetshme. Besoj që administrata e re Trump nuk do të kete ndryshim qëndrimesh ne lidhje me Kosoven, por pres qe te jene me dinamik dhe energjik në qasjen e tyre ndaj Ballkanit” tha Batusha për “Gazeta Blic”.
Zyrtarisht kandidati republikan Donald Trump është president i Amerikës.
Ai ka arritur t’i fitojë zgjedhjet duke siguruar mbi 270 vota elektorale.
Kjo fitore ka ardhur pasi Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetet kyçe të Xhorxhias, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Pennsylvania.
Trump ka shkuar në gjithsejtë 277 vota elektorale duke e mposhtur kështu kandidaten demokrate, Kamala Harris.
/Gazeta Blic/
Donald Trump zyrtarisht president i ri i SHBA-ve