Sporti

Morata në spital pas goditjes së rëndë në kokë, këto janë të rejat e fundit

11/07/2024 16:13
nga:Mergim Rreci

Alvaro Morata dha alarmin në Milano mëngjesin e kësaj të enjte. Sulmuesi spanjoll pësoi një goditje në kokë gjatë një dueli me Pavlovic në stërvitje dhe u desh të dërgohej në spital.

Sipas Gazzetta dello Sport, është kryer një MRI që përjashtoi traumën e kokës, megjithatë sulmuesi do të kalojë natën në spitalin e Legnano nën vëzhgim, si masë paraprake.

Reprezentuesi spanjoll është në dyshim për ndeshjen kundër Cagliarit, në pritje të lajmeve për gjendjen e tij fizike për të zbuluar nëse do të mund të hyjë në llogaritë e trajnerit Paulo Fonseca.

/GazetaBlic Sport/