Policia e Kosovës njofton se sot në Gjilan ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit nga prokuroria kompetente, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti i cilësuar ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vazhdon tutje për procedurat e mëtejme.