Lajme

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Gjilan, dyshohet se u qëllua me armë zjarri

11/07/2024 15:30
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i shtrirë skaj rrugës “Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit.

Ekipet e emergjencës dhe policia kanë konfirmuar se viktima, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 1987, ishte pa shenja jete.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri.

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987  është qëlluar nga armë zjarri”, thuhet për Dukagjinin nga ana e Policisë.

Njësiti i hetimeve rajonale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për identifikimin e personave të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.