Vitor Roque kritikoi Barcelonën dhe ish-trajnerin e tij Xavi se nuk e ndihmuan atë të përshtatej me klubin kur ai u bashkua.
“Unë jam i ri, por po, kam pasur një kohë të vështirë në futboll, megjithëse e kam marrë gjithmonë si një përvojë mësimore”, tha Roque.
“Te Barcelona, kam mësuar shumë gjëra të mira dhe të këqija, por tani jam shumë i lumtur te Betis”, tha Roque.
“Është e vështirë të mbërrish atje pasi kanë paguar kaq shumë për mua dhe, nëse njerëzit nuk të ndihmojnë, është edhe më e vështirë.
“Nuk lexoj shumë gjëra për Barcelonën. Jam i fokusuar te Betisi, jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj se çfarë thonë atje. Gjithsesi, informacioni më arrin gjithmonë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/