Lajme

Një grua mbetet e lënduar nga aksidenti në Prishtinë

11/07/2024 14:02
nga:Y I

Një grua ka mbetur e lënduar nga aksidenti i ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë.Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti’ tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.

Vetura përplaset brenda një pompe derivatesh në Prishtinë