Sporti

Liverpool nuk e ka ndërmend ta lë Trent Alexander Arnold të largohet drejt Realit në janar

11/07/2024 13:59
nga:E K

Real Madridi do të bëjë presion për të nënshkruar me një mbrojtës të ri të djathtë në afatin kalimtar të janarit pasi Dani Carvajal pësoi një dëmtim të rëndë dhe Lucas Vazquez e ka bërë të qartë në ndeshjet e fundit se ai nuk është opsioni më i besueshëm.

Tashmë nuk është një sekret që Florentino Perez dëshiron të nënshkruajë me Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, kontrata e të cilit me Reds skadon në fund të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Bisedimet për një kontratë të re janë duke vazhduar dhe Perez shpresonte se nëse nuk do të nënshkruhej deri në fund të vitit, ai mund të bindte Liverpool-in që të shesë mbrojtësin e djathtë në janar me një ofertë të majme.

Një mesazh i qartë erdhi nga Anglia për presidentin e Realit – Trent Alexander-Arnold nuk është në shitje. Qëndrimi i Liverpool-it është i qartë, dëshira e klubit është nënshkrimi i një kontrate të re, por nuk është caktuar një afat që kjo të ndodhë. Praktikisht, edhe nëse kjo nuk ndodh deri në fund të dhjetorit, negociatat do të vazhdojnë në gjysmën e parë të 2024 me synimin për të gjetur përfundimisht gjuhën e përbashkët.

Trent konsiderohet si një nga lojtarët kyç në skuadrën e Arne Slott dhe mesazhi nga Anfield është i qartë, ai nuk do të largohet nga mesi i sezonit, edhe me rrezikun e largimit të mundshëm nga Liverpool si lojtar i lirë në fillim të korrikut 2025.

/GazetaBlic Sport/