Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se Ahmet Istrefi, anëtar i tyre, ka vdekur në vetaksidentin që ishte mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga kjo shoqatë thuhet se Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.
“Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të papritur të Ahmet Istrefit (20.06.2003), anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim, i cili humbi jetën mbrëmë në një vetaksident. Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura në kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!