Komisioni për Buxhet, Punë dhe Trasnfere në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar Projektligjin për buxhetin e vitin 2025.
I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai ka patur një përplasje me deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku, pasi ky i fundit ka deklaruar gjatë mbledhjes se ‘buxheti ka shkuar në shpenzime koti’.
Lushtaku ka thënë se buxheti është planifikua dobët dhe si pasojë kemi edhe një realizim të keq të buxhetit.
“E them me keqardhje se ky është viti i katërt i raportimit të ministrit për planifikime të buxhetit. Një buxhet i planifikuar dobët dhe si pasojë kemi edhe një realizim të keq të buxhetit sepse kur e shohim rezultatin e implementimit sigurisht që ndërlidhet edhe me planifikimin e dobët dhe të keq të tij. Sigurisht këtë e themi edhe me dëshmi me pasqyrimet financiare të organizimit të buxhetit në çdo ministri dhe në çdo zbatim të ligjit. Buxheti kryesisht ka shkuar në shpenzimet koti për mallra dhe shërbime dhe në subvencione pa kurrfarë efekti në ekonomi. Kurse realizimi i shpenzime kapitale ka qenë nën çdo nivel të planifikimit. Përqindjet e realizimit janë të ulta dhe ato që janë realizuar janë keqpërdorur përmes një numri të madh të tenderimeve një-burimore, thjesht janë vjedhur për interesa të grupeve partiake të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Realizimin e keq të buxhetit e kanë dëshmuar edhe raportet e auditorit të cilët pë vite me radhë kanë dhënë rekomandime të modifikuara për pasqyrat financiare, që është një rekomandim jo i mirë, me shumë të gjetura, keq-menaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit. E në fund në prag të zgjedhjeve, ministri i Financave me direktivat e kryeministrit u kujtua të ndëhyjë në raportet e auditimit dhe me ba përmirësime në kategorinë e shpenzimeve të luksit sipas dëshirave të tyre” iu drejtua Lushtaku-Muratit në mbledhje.
I menjëhershëm në përgjigje ishte Ministri i Finacave, Hekuran Murati.
“…ne i kemi përfshi në buxhet të gjitha premtimet që i kemi thënë. Pensionistët po e marrin pensionin me rritje, prej janarit do të vazhdojnë ta marrin me rritje edhe shtesat, pra qytetarët e shohin kush premton e kush tjetër mashtron. Herën e fundit që ju keni qenë në Qeveri, premtimet kanë qenë për 200 mijë vende pune, fonde zhvillimore nga 1 miliard euro mbështetje për ekonominë dhe në fund keni përfundu t’u i rrit pagat 100% për vete kurse shërbyesve civil ua janë rritur pagat 4 %, siç edhe e kemi parë me vendime zyrtare. Dmth janë fakte dhe dëshmi të pamohueshme, të gjthë shërbyesit publik e dijnë se pagat në vitin 2018 janë rrit vetëm 4% dhe nuk ka patur më rritje tjetër gjatë mandatit kur ju keni qenë herën e fundit në Qeveri.Prandaj edhe tek pensionet nëse flasim, ato ajnë rrit 20%…” tha Murati në fjalën e tij raporton “Gazeta Blic”.