Një vjedhje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Gjakovë ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan telefonash. Por, kjo nuk ishte vjedhja e vetme për ta.
Të njëjtit sipas policisë kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshme që i kanë vendosur automjetit të tyre me të cilin kanë kryer vjedhje.
“Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin Mobil-shop, pronë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur disa telefona. Dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshme dhe i kanë vendosur automjetit me të cilin të njëjtit kanë kryer vjedhje. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia.