Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është vetëdorëzuar një person i dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka qenë i kërkuar për një rast që ka ndodhur në janar të vitit 2013.
“Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.