Skuadra e Spartës së Pragës është mposhtur sërish në Ligën e Kampionëve. Sparta Praga u mposht nga Brest me rezultatin 1-2.
Në këtë duel startoi edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i cili nuk po kalon formë aspak të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani luajti për 64 minuta, por nuk kishte aspak impakt në lojën e Spartës së Pragës.
Më poshtë keni statistikat e tij nga “SofaScore”:
- Minutat e luajtura: 64′
- Goditjet në portë: 0
- Goditjet jashtë portës: 0
- Goditjet e bllokuara: 0
- Driblimet: 0
- Prekjet e topit: 42
- Pasimet e sakta: 22 nga 32 (73%)
- Pasimet e gjata: 2 të sakta
- Humbje e posedimit të topit: 14 herë
- I zënë në pozicion jashtë loje: 2 herë
- /GazetaBlic Sport