Sulmuesi polak Robert Lewandowski shënoi dy gola në fitoren 5-2 të Barcelonës ndaj Yllit të Kuq në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve dhe tani është një gol afër historisë,
Lewandowski ka arritur shifrën e 99 golave në kompeticionin elitar, kështu që është vetëm një gol larg shoqërisë së Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që kanë shënuar mbi 100 gola në Champions League.
Ronaldo kryeson listën me 140 gola në Champions League, ndërsa Messi është menjëherë pas tij me 129.
/GazetaBlic Sport