Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por që nga mëngjesi i sotëm ai është më i pasur me më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.
Ish-presidenti amerikan është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton cnn.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka 114.75 milionë aksione, të cilat kapin vlerën prej 5.3 miliardë dollarëve dhe ishin me vlerë 3.9 miliardë dollarë kur tregtimi përfundoi në prag të ditës së zgjedhjeve.
Sigurisht, shton CNN, është një fitim në letër, sepse në praktikë do ta kishte të vështirë që 78-vjeçari të shiste kaq shumë aksione pa u ulur çmimi i tyre.
Për muaj të tërë, Trump Media ka shërbyer si një përfaqësues për mënyrën se si tregtarët parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Kur shanset e republikanin po binin, aksionet e kompanisë ranë në nivele rekord të ulëta dhe në muajin shtator arritën pikën më të ulët.
Në periudhën midis 23 shtatorit dhe fundit të tetorit, Trump Media trefishoi vlerën.