Lajme

Harris: Duhet të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve, por jo luftën që nxiti fushata

11/06/2024 23:10
nga:Sh R

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka mbajtur një fjalim koncesioni pas zgjedhjes së Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, duke theksuar se, duhet të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve.

Ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës dhe ka nënvizuar se, pavarësisht që rezultati nuk është ai që shpresonte, “drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë” dhe nuk do të ndalet lufta për një të ardhme më të mirë për amerikanët.

“Zemra ime është plot sot”, ka theksuar Harris, duke falënderuar ekipin e saj, vullnetarët dhe punonjësit e sondazhit për përpjekjet e tyre.

Ajo ka potencuar se, edhe pse ka pranuar rezultatin, nuk mund të pranojë luftën që nxiti këtë fushatë, duke u betuar se nuk do të heqë dorë nga lufta për demokraci dhe mundësi të barabarta për të gjithë amerikanët.

“Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta për demokracinë tonë”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ka folur me Trumpin që të ketë “transferim paqësor të pushtetit”.