Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK.
Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, disa javë më parë.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
“Më datën 19.10 ka ndodhur ky aksident. Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës”, bëri të ditur Ilmi Prekazi zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë.
“Sipas ligjit për trafik deri në një muaj konsiderohet aksident me fatalitet. Me këtë rast Prokurori i rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, tha Prekazi