Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në fshatin Drenovc të Prishtinës.
Siç ka konfirmuar Policia një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet hetimore të policisë, të cilat, në bashkëpunim me prokurorinë, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka identifikuar personin e dyshuar me inicialet L.B., dhe po vazhdon kërkimi për arrestimin e tij.