Sporti

Prishtina – Drita, formacionet zyrtare

11/06/2024 16:03
nga:Mergim Rreci

Ndeshja Prishtina – Drita ishte planifikuar të zhvillohej më 19 gusht të këtij viti, por që gjërat ndryshuan rrugës.

Angazhimet e gjilanasëve në kualifikimet e ‘UEFA Europa Conference League’, kanë bërë që ky super duel të shtyhej.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte, me fillim në orën 17:00, kurse këto janë formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Limani, Vitija, Ajdini, Raçi, Islami, Llugiqi, Gallapeni, Jashari, Yakubu, Kryeziu.

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Ajzeraj, Salfiu, Selmani, Manaj.

/GazetaBlic Sport/