Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, duke uruar fituesin e zgjedhjeve në Aemerikë, Donald Trumpin, ka thënë se për të thuhen shumë gjëra të ndryshme por më të rëndësishmet janë katër.
Ai ka folur për të katër pikat sipas tij që ai është dashur të fitojë.
Postimi i tij i plotë:
Për Trampin mund të thuhen shumë gjëra unë sot po i them katër:
1. Për shkak të biznesit të tij me përmasa planetare ai më parë se shumë politikanë amerikanë e ka kuptuar rrezikun nga Kina për paqen, demokracinë dhe stabilitetin në shumë regjione botërore.
2. Ai ishte kundër një pjese të evropianëve për aq sa ata e konsideronin krejt normale bashkëpunimin e papenguar jo rrallë edhe të favorizuar me Rusinë dhe Kinën, jo rrallë edhe në dëm të ShBA-së
3. Para se Rusinë ai ka përzgjedh të meret me dhe kundërshtoj Kinën. Që këtë ta bëj më suksesshëm të njëjtën nuk e ka bërë shumë edhe kundër Rusisë që mos të krijoj bazë mbi të cilën ata do të bashkohen kundër ShBA-së
4. Me Qeverinë Kurti, populiste dhe e majtë radikale, nuk ka premisa të mira që të bashkëpunohet dobishëm me Administratën Tramp, sepse Kurti është produkt edhe i atyre evropianëve që kanë favorizuar gjeopolitika tjera ku lokomotivë nuk është preferuar të jetë ShBA-ja.