Lajme

Kështu reagoi Gërvalla pasi Trump fitoi zgjedhjet në Amerikë

11/06/2024 15:39
nga:Genita C

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si president i ShBA-ve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Gërvalla thotë: “Si aleat dhe mik i ngushtë, Kosova uron presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e Amerikës”.

“Ne mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, u shpreh më tej ministrja.