Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka komentuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, duke paralajmëruar se ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë mund të sjellë ndryshime të mëdha në çështje të rëndësishme, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë për GazetaBlic, Lekaj theksoi se është ende herët për të diskutuar për politikat e administratës së re të Trump, por vuri në dukje se nëse shqyrtojmë praktikat dhe komunikimin me qeverinë e Kurtit deri më tani, ato kanë qenë të paqëndrueshme dhe të brishta.
“Ardhja e Trumpi do t’i lëviz shumë çështje, përfshirë këtu edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket administratës së Trumpit, është herët të diskutohet, por nëse nisemi nga praktika apo komunikimi me Qeverinë Kurti, mendoj se kanë qenë mjaft të brishta. Këto janë çështje që Kurti duhet të jetë i vëmendshëm sepse nuk ka lojëra me administratën e Trumpit”, tha Lekaj për GazetaBlic.