Ish-mbrojtësi i Man City, Benjamin Mendy, ka fituar pjesën më të madhe të pretendimit të tij prej 11 milionë funtesh për pagat e papaguara nga ish klubit i tij.
Mendy, 30 vjeçar, e çoi Cityn në gjykatë muajin e kaluar në Manchester, duke pretenduar se klubi gabimisht kishte ndërprerë pagën e tij prej 500,000 funte në muaj pasi ai u akuzua për ngacmim seksual dhe u mbajt në paraburgim në gusht të vitit 2021.
Gjyqtarja e gjykatës të mërkurën vendosi që Mendy duhet të ketë të drejtën e shumicës së pretendimit të tij prej 11 milionë funtesh për zbritje të paautorizuara nga pagat e tij nga klubi.
Ajo vendosi që City kishte të drejtë të mbante paratë e Mendy-t kur ai u ndalua në paraburgim për shkak të shkeljes së kushteve të kontratës.
Gjatë periudhave kur Mendy nuk ishte në paraburgim, ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të përmbushte detyrën e tij, konstatoi gjyqtarja, kryesisht për shkak se ai ishte suspenduar nga Federata e Futbollit (FA).
Ajo arriti në përfundimin se pezullimi ishte një pengesë që ai të përmbushte kontratën e tij për të stërvitur dhe luajtur për Cityn, e cila ishte “e pavullnetshme” ose “e pashmangshme” nga ana e Mendy.
Shuma totale që i takon Mendy ende nuk është rënë dakord nga avokatët e tij dhe Manchester City.
/GazetaBlic Sport/