Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në emër të PDK-së ka uruar Donald Trumpin për rizgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës
“Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë.
Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë.
Urime President Trump!”, shkruan Krasniqi.