Luis Diaz u bë një hero për Liverpool-in pasi shënoi një hat-trick kundër Bayer Leverkusen në një ndeshje të Ligës së Kampionëve 4-0 në Anfield.
Skuadra e tij fitoi ndaj Bayer Leverkusenit me rezultatin 4-0, për të marrë një fitore masive në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët në këtë edicion të Ligës së Kampionëve në mënyrë që të vazhdojmë të përparojmë në turne”, tha kolumbiani, për të cilin ishte het-triku i tij i parë me skuadrën e Liverpoolit.
Ai veçoi punën e Arne Slott: “Gjërat po shkojnë shumë mirë me trajnerin e ri, nuk ishte e lehtë për të që të vinte dhe të zinte vendin e Jurgen Klopp. Shpresojmë se do të kemi diçka për të treguar në fund të sezonit”, përfundoi ai për mediat angleze.
/GazetaBlic Sport