Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka deklaruar rrejshëm se është dhunuar nga kunati i saj.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Mitrovicë Veri 04.11.2024, 11:00. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin, është vërtetuar se e dyshuara femër kosovare ka deklaruar rrejshëm se është dhunuar nga kunati i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.