Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se beson që Donald Trump do të duhej t’i fitonte zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se nën Administratën Biden, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shtyrë që ta bëjë marrëveshjen më të keqe për Kosovën, në Bruksel përkatësisht në Ohër.
“Kjo marrëveshje të cilën e kemi arritur ne, ajo Kosovën e çon drejt një ndarje mes dy kombeve, shqiptare dhe serbe dhe krijimit të një autonomie për serbët në Kosovë”, tha Kajtazi në Klan Kosova.