Anëtari i Këshillit Bashkiak në Wylie, Gjino Mulliqi, duke folur për zgjedhjet në SHBA, përmes një lidhje direkte në “Rubikon” në Klan Kosova tha se NATO-ja do të jetë shumë më e fortë me një president si Donald Trump.
Ai gjithashtu është shprehur se d erisa Trump ishte president nuk ka pasur asnjë luftë në botë, përcjell Klankosova.tv.
“Unë mendoj që edhe NATO-ja do të jetë shumë më e fortë me një president si Donald Trump, edhe Rusia edhe Kina edhe orbiti i Rusisë, Kinës, Iranit do e kenë shumë më zor që të krijojnë luftëra të tjera në botë, do ta ketë edhe më zor të kyçen në atë drejtimin e luftës”.
“Presidenti Trump ka qenë kryetar katër vjet, gjatë kryesisë së presidentit Trump, nuk ka pasur asnjë luftë në botë, as në Gaza, as në Rusi, as Kina nuk i ka sulmuar vendet aziatike, që tash po mundohet edhe ajo të krijojë një luftë”, është shprehur ai.