Lajme

“Qëndroni në radhë, votoni”, Trump dhe Vance thirrje amerikanëve: Fitorja s’është ende e sigurt!

11/05/2024 23:10
nga:Sh R

Donald Trump dhe kandidati për zv/president nga Partia Republikane, JD Vance, u kanë bërë thirrje votuesve që të qëndrojnë në radhë dhe të vazhdojnë të votojnë, pasi rezultati i zgjedhjeve është ende i pasigurt. Të dy liderët theksuan rëndësinë e votimit, duke e nxitur popullatën të qëndrojë e duruar dhe të mos heqin dorë, përballë çdo vështirësie që mund të hasin gjatë procesit të votimit.

Mesazhi i Trump-it, i postuar në ‘X’, erdhi pas raporteve të para për një pjesëmarrje të lartë të votuesve në disa qarqe. Ai i siguroi mbështetësit e tij, duke i ftuar ata të qëndrojnë të palëkundur dhe të mos dorëzohen përballë ndonjë pengese.

“Po bëjmë SHUMË MIRË! Qëndroni në radhë. Mos i lejoni që t’ju pengojnë. QËNDRONI NË RADHË DHE VOTONI!”, shkroi Trump, duke shprehur optimizëm për procesin zgjedhor, por duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm.

Vance, i cili kandidon për zv/President përsëriti mesazhin e Trump, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit në radhë për të siguruar që çdo votë të numërohet.

“POTUS thotë të vërtetën. Qëndroni në radhë. Ata duhet t’ju lejojnë të votoni. Deri tani, gjërat duket se po shkojnë mirë, por është ende shumë herët. Ne mund të fitojmë ose humbasim këtë gjë”, shkroi Vance në ‘X’.

Komenti i tij sugjeron se, pavarësisht shenjave pozitive në fazën e hershme të zgjedhjeve, gara ende nuk ka mbaruar dhe çdo votë është vendimtare për rezultatin përfundimtar.

Thirrjet e Trump-it dhe Vance-it vijnë në një moment kur në disa zona zgjedhore ka pasur një numër të lartë votuesish që po presin për orë të tëra për të hedhur votën, për shkak të problemeve teknike apo rritjes së numrit të pjesëmarrësve.

Mesazhet e tyre shërbejnë si një kujtesë për të qëndruar të angazhuar dhe të mos dorëzohet askush, pavarësisht sfidave që mund të paraqiten. Trump dhe Vance nënvizojnë rëndësinë e dëgjimit të zërit të popullit përmes votës. Inkurajimi i tyre ka për qëllim të motivojë republikanët të qëndrojnë vigjilentë dhe optimistë ndërsa presin rezultatin përfundimtar