Lajme

Krasniqi reagon për skandalin e ministrisë së Arben Vitisë: Jeni të paaftë dhe mashtrues

11/05/2024 20:01
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar lidhur me raportimet për një skandal me ilaçe në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është skandal i turpshëm dhe se qeveria është e paaftë dhe mashtruese.

Postimi i saj i plotë:

Skandali me miell, skandali me ujë dhe tani skandali me ilaqe.

Nuk janë të aftë për t’i shfrytëzuar grantet e BE-së, kthehen fondet prapa pastaj paguajnë më shtrenjtë me paratë e qytetarëve.

Jeni të paaftë dhe mashtrues. Skandal i turpshëm.